Dudaev kualifikohet në finale

Sporti

Dudaev kualifikohet në finale

Më: 24 prill 2026 Në ora: 21:10
Dudaev

Dudaev kualifikohet në finale!

Mundësi shqiptar Islam Dudaev ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë dhe po transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Dudaev ka siguruar një vend në finalen e madhe në peshën 65 kg në stilin e lirë dhe do të garojë nesër për medaljen e artë kundër rusit Bashir Magomedov.

Mundësi shqiptar eliminoi në çerekfinale gjeorgjianin Nika Zakashvili, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi përballë Islam Guseinovit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat