Mundësi Shaqir Bislimi ka debutuar për Kosovën me paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian të mundjes, që po mbahet në Tiranë.
“Bislimi shënoi fitore në raundin e parë, duke mundur Albin Peposhin e Shqipërisë.
Në çerekfinale u ndal nga zvicerani Samuel Scherrer.
Shaqiri është 21-vjeçar me prejardhje nga Shkupi.
Deri para këtij Evropiani ka garuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa tani ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, të cilën do ta përfaqësojë në garat ndërkombëtare”, ka njoftuar Komiteti .Olimpik i Kosovës.