Vajza ngre temperaturat

Sporti

Vajza ngre temperaturat

Më: 29 prill 2026 Në ora: 23:04
Apollonia Llewellyn

Apollonia Llewellyn ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, teksa është shfaqur me një bluzë shumë të vogël rozë me dekolte të hapur.

Vajza e ringut numëron një audiencë të madhe “online”, me mbi 606 mijë ndjekës në “Instagram”.

26-vjeçarja shpesh i mahnit ndjekësit e saj me përmbajtje provokuese dhe momente nga jeta e saj luksoze.

Image

Postimi i saj më i fundit ka shkaktuar reagime të shumta, ku ajo shfaqet e veshur me bluzën rozë të ngushtë, të kombinuar me një fund të bardhë po aq të shkurtër.

E lindur në Barnsley, Apollonia u bë fillimisht e njohur si modele e “Page 3” dhe më pas si modele e “Playboy”, pasi fitoi titullin “World Teen Supermodel England” në moshën vetëm 17-vjeçare.

Që atëherë, ajo është bërë një figurë e njohur në evente të mëdha sportive në mbarë botën.

Përveç angazhimeve të saj, ajo është parë shpesh edhe në stadium duke mbështetur të dashurin e saj, Jai Rowe, mbrojtës i Raith Rovers.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat