Fitore të mëtuesve për titull

Sporti

Fitore të mëtuesve për titull

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 23 maj 2026 Në ora: 13:03
Pamje nga gara

Në Hotelin Sheraton në Prishtinë, organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, ka filluar Kampionati ekipor i Super ligës së Kosovës në shah.

Në këtë kampionat po marrin pjesë shtatë ekipet më të dalluara të Kosovës: Drejtësia, Dardania, Ferizaj, Prizreni, Drenasi, Ferizaj I dhe Rahoveci.

Ndonëse pjesëmarrjen e kishte paralajmëruar edhe Shadërvani nga Prizreni, ata munguan në xhironë e parë. Garat zhvillohen me 7 xhiro dhe ekipet do të luajnë secila me secilën.

Të pranishmit dhe shahistët pjesëmarrës i përshëndeti Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës, i cili i përgëzoi ekipet pjesëmarrëse për organizimin e mirë dhe për angazhimin e shahistëve cilësorë në radhët e tyre.

Sipas tij, në bazë të bashkëpunimit të mirë me Federatën Shqiptare të Shahut, janë dakorduar që ekipet në kampionatet përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri të angazhojnë nga dy shahistë nga këto federata, duke mos i llogaritur si shahistë të huaj.

Për rregullat e këtij kampionati foli gjyqtari kryesor, Fatmir Gërguri, i cili tha se do të zbatohen rregullat e shahut të FIDE-së.
Këtë kampionat po e përcjellin nga afër edhe dy zyrtarë të shahut evropian dhe botëror: Lukasz Turlej, anëtar i Bordit të FIDE-s, i cili e përgëzoi FSHK-në për këtë garë dhe aktivitetet e tjera, si dhe Alojzije Jankovic, përfaqësues i ECU-s.

Ashtu siç pritej ekipet mëtuesit për titullin e kampionit kanë shënuar fitore të thella. Ferizaj i prirë nga Kryemjeshtri Daniel Dardha kanë shënuar fitore maksimale ndaj rivalit vendor Ferizaj I 6:0. Kurse nënkampioni, Drejtësia ka mundur Drenasin 5,5:0,5.

Fitore ka shënuar Rahoveci në përballje me Prizrenin 4:2, kurse kampioni aktual Dardania e ka fituar takimin pa lojë 6:0 kundër Shadërvanit të Prizrenit.

Superliga e Kosovës në shah – edicioni 2026

Xhiroja e parë
Drenasi – Drejtësia ½ :5½ 
Ferizaj I – Ferizaj 0:6
Prizreni – Rahoveci 2:4
Dardania 0:6 
 Mungoi Shadërvani.
Drejtësinë po e ndajnë Fatmir Gërguri /kryesor/dhe Bea

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat