Michael Jordan befason Pep Guardiolën

Sporti

Michael Jordan befason Pep Guardiolën

Më: 26 maj 2026 Në ora: 21:33
Michael Jordan e Pep Guardiola

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, surprizoi Pep Guardiolën duke i dërguar një video-mesazh gjatë një feste lamtumire në Mançester për të festuar dhjetëvjeçarin e tij si trajner i City-t, duke i uruar gjithë të mirat për të ardhmen dhe duke bërë shaka për pasionin e tij të njohur për golfin.

Ish-ylli i Chicago Bulls u shfaq në ekranet gjigante në arenën me 19,000 spektatorë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt trajnerit katalanas me fjalët: “Hej Pep.

Unë jam Michael Jordan.

Doja vetëm të të përgëzoja për një karrierë të jashtëzakonshme.

Shijo daljen në pension. Urime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat