Marc Marquez dominon

Sporti

Marc Marquez dominon

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 15:47
Marc Marquez

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën sprint në MotoGP të zhvilluar në Hungari.

Një triumf i merituar i kampionit të botës në fuqi, që e dominoi garën nga kthesa e parë e deri në vijën e finishit.

Një sukses që rikthen spanjollin mes kandidatëve për titull edhe pse duket e vështirë për pilotin e Ducati.

Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot spanjoll, Pedro Acosta me KTM, që nuk arriti dot të mbajë ritmin e patriotit të tij.

Në podoium u ngjit edhe italiani Marco Bezzecchi me Aprilia (i treti), që arriti të bëjë një garë të mirë duke u nisur nga vendi i gjashtë. Gjithsesi, ky podium dhe pikët e fituara sot konsolidojnë vendin e parë në renditje për italianin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat