FPPK: Zana Bllaca renditet e 11-ta në Evropë!

Sporti

FPPK: Zana Bllaca renditet e 11-ta në Evropë!

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 19:52
Zana Bllaca

Një tjetër sukses për pingpongun e Kosovës!

“Talentja e re kosovare, Zana Bllaca, është renditur në vendin e 11-të në Ranglistën Evropiane U11 për vajza, të publikuar nga Unioni Evropian i Pingpongut (ETTU) për muajin tetor 2026.

Me 1725 pikë, Zana pozicionohet mes 11 pingpongisteve më të mira të Evropës në grupmoshën e saj, duke përfaqësuar me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ky rezultat është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme, si dhe një motivim i madh për gjeneratat e reja të pingpongut.  Nga Kosova, mes më të mirave të Evropës!”, thuhet nga Federata e Pingpongut e Kosovës..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat