Abakarov garon sot për Shqipërinë

Sporti

Abakarov garon sot për Shqipërinë

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 10:59
Zelimkhan Abakarov

Zelimkhan Abakarov do të nisë sot konkurrimin e tij në Kampionatin Botëror të mundjes, aktivitet që po zhvillohet në Astana të Kazakistanit.

Abakarov do të përfaqësojë Shqipërinë në kategorinë e peshës deri në 61 kg, në stilin e lirë, duke synuar një paraqitje sa më të mirë në kompeticionin më të rëndësishëm ndërkombëtar të mundjes për vitin 2026.

Dueli i parë për kampionin e natyralizuar kuqezi pritet të startojë rreth orën 09:20, sfi dë për raundin 1/8.

Kujtojmë që Abakarov ka shkruar historinë e mundjes dhe sportit shqiptar, duke u bërë kampioni i parë i botës më ngjyrat kuqezi, teksa në vitin 2022 fitonte medalje ari në Botërorin që u mbajt në Beograd.

Një vit më vonë ai mori medalje bronzi botëror, ndërsa numëron suksese të ndryshme me Shqipërinë, medalje europiane dhe mesdhetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat