Peshëngritësi që përfaqëson Kosovën, Kianoush Rostami, është renditur i nënti në Kampionatin Botëror të peshëngritjes, që po mbahet në Ningbo të Kinës.
“Rostami, medalistë i dyfishtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, garoi në grupin C, i tret më i fortë nga katër grupe, kateegoria deri 95 kilogramë. Ai ngriti 170 kilogramë në shkëputje dhe 201 kilogramë në shtytje, me rezultat total 371 kg. Në shkëputje doli i shtati në përgjithësi, ndërsa shtytje i 12-ti.
Të martën për Kosovën garoi 15-vjeçarja Emily Ibanez. Ajo theu shtatë rekorde të botës për të reja dhe përfundoi e pesta në përgjithësi në kategorinë deri 69 kilogramë.
Vëllai i saj Brayan Ibanez ishte paraparë të garonte të hënën në kategorinë deri 85 kilogramë, por u tërhoq shkaku i një sëmundje”, ka njoftuar KOK-u.