“Miss Universe Albania 2019” tregon arysen pse nuk mban as Fecebook dhe as Instagram

Bota e Yjeve

“Miss Universe Albania 2019” tregon arysen pse nuk mban as Fecebook dhe as Instagram

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:45
Paula Mehmetukaj

Vajza që rrëmbeu kurorën e “Miss Universe Albania 2019”, Paula Mehmetukaj, flet për herë të parë për jetën personale.

Ajo pohoi se nuk ka pasur asnjë llogari zyrtare në rrjetet sociale, pasi prej shumë vitesh po shijon një lidhje dashurie dhe kështu mund ta shijojë atë më mirë.

“Unë kam qenë e papërfshirë në asnjë rrjet social prej gati 7-8 vitesh”, – tha ajo.

Paola ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrefeu se të qenit “Miss Universe Albania” ishte një presion shumë i madh.

Ajo tregoi se është në një lidhje me shokun e saj të fëmijërisë.

“Për një periudhë të gjatë jam në një lidhje. Me partnerin tim jam njohur që në 9 vjeçare. Ai është pak vite më i madh se unë, kurse unë kam qenë 14-15 vjeçe”, tregoi Paula.

"Miss Universe Albania" tha se ndihet e lumtur që partneri është edhe një nga mbështetësit e saj më të mëdhenj në karrierën, apo hapat që hedh në jetë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat