Shqiptare dhe krenare! Dua Lipa i bëri urimin më të bukur në shqip vendit të saj!

Bota e Yjeve

Shqiptare dhe krenare! Dua Lipa i bëri urimin më të bukur në shqip vendit të saj!

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:40
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me krenari në mbarë botën origjinën e saj.

25-vjeçarja super e talentuar e cila prej kohësh po bën namin në muzikë, na ka bërë të gjithëve krenarë me sukseset e saj dhe faktin që s’e harron kurrë origjinën.

Ashtu edhe sot, Dua nuk e ka harruar ditën e shënuar të 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, duke ia bërë zemrat mal shqiptarëve me një foto të publikuar në Instagram.

Dua ka postuar një foto ku shfaqet duke valëvitur në krahë flamurin kuq e zi

Kaq ka mjaftuar që kjo foto e patriotes tonë të bëjë xhiron e rrjetit dhe të marrë miliona komente nga shqiptarët në mbarë botën, të cilët sot i ka bashkuar kjo festë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat