Keanu Reeves u braktis nga babai në moshën 3-vjeçare

Bota e Yjeve

Keanu Reeves u braktis nga babai në moshën 3-vjeçare

Nga: D.B. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Keanu Reeves

I rritur nga tre njerkë të ndryshëm. Disleksik, ëndrra për t’u bërë një lojtar Hockey e thyer nga një aksident i keq; një vajzë që i vdiq gjatë lindjes; gruaja e tij vdiq në një aksident me makinë; personi që do më shumë është motra e tij e cila vuan nga leukemia; shoku i tij më i mirë, River Phoenix (vëllai i aktorit Joaquin Phoenix) vdiq nga një mbidozë',transmeton " Bota sot"

Me gjithë këto që ka kaluar, Keanu Reeves kurrë nuk humbet një rast për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kur po xhironte filmin “The Lake House“, dëgjon të zonjën e shtëpisë se nëse nuk do të paguante 20.000 dollarë do të humbiste banesën dhe në të njëjtën ditë Keanu pagoi shumën e parave të nevojshme në llogarinë bankare të gruas; ai gjithashtu i ka dhuruar spitaleve shifra stratosferike.

Pas fitoi shifra astronomike për “Matrix”, aktori dhuroi mbi 50 milionë dollarë tek stafi që punoi për kostumet dhe efektet speciale: heronjtë e vërtetë të trilogjisë, siç ai vetë i quajti ata.

Për shumë filma të suksesshëm si (‘Avokati i Djallit’ me Al Pacino dhe ‘Rezervat’ me Gene Hackman) ai ka arritur të zvogëlojë pagën e tij edhe me 90%, për të lejuar që producentët të merrnin një tjetër yll që të luante me të.

Shumica e yjeve kur bëjnë një gjest bamirës e deklarojnë atë në të gjithë mediet. Keanu Reeves nuk ka deklaruar kurrë se bën bamirësi, thjesht si një çështje e parimeve morale dhe të mos duket më i mirë në sytë e fansave. Ky njeri mund të blejë gjithçka dhe në vend të kësaj ai ngrihet çdo ditë dhe zgjedh diçka që nuk mund të blihet: përulësia.

Image
Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat