Roza Lati kundër emisioneve në ‘Top Channel’ dhe jo thumba në ajër, por me emra

Bota e Yjeve

Roza Lati kundër emisioneve në ‘Top Channel’ dhe jo thumba në ajër, por me emra

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:27
Roza Lati

Nëse mendoni që gocat e televizioneve kur kanë ndonjë gjë me njëra-tjetrën hedhin thumba, ja ku kemi rastin e Roza Latit që nuk druhet të drejtojë gishtin me emër e figurë tek Megi Pojani.

Roza ka shprehur publikisht mendimin e saj lidhur me emisionet që janë duke u xhiruar paralelisht në televizione të tjera dhe ekzaktësisht në ‘Top Channel’, të cilat nuk kanë respektuar njësoj si ajo rregullat e pandemisë në studiot televizive.

“Ca po ndodh keshtu????? A S’ESHTE LIGJI I BARABARTE PER TE GJITHE???? Jemi ne kohe pandemie dhe jemi nen presion qe denohemi me gjobe nese afrohemi fizikisht ne studio, ne ekran, nderkohe po shoh rubrika – dhe emisione te tjera ne televizione te tjera qe po i lujn fenë duke qene ngjit e ngjit, e duke u preke e ferkuar….. CA DREQIN ESHTE KY MUHABET?????? A s’eshte ligji i barabarte per te gjithe, PO PYES EDHE NJEHERE????!!!!!”, ka shkruar Roza në videon e publikuar në llogarinë e saj ku duket se ka shkëputur një pjesë të performancës së Megi Pojanit me balerinët e ‘Top Channel’.

Roza është në të drejtën e vetë, por çuditërisht këtë sezon nuk është e para kundër Megit dhe nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një prezantuese të bëjë kaq njerëz kundër sapo nis një program.

Të shohim sa do bëhen deri në fund të sezonit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat