Capital T nxjerr në ankand atletet e tij të preferuara, zbuloni arsyen

Bota e Yjeve

Capital T nxjerr në ankand atletet e tij të preferuara, zbuloni arsyen

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 06:52
Capital T

Capital T është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë. Ai është i njohur për hitet e tij, si edhe për aktet e humanizmit.

Së fundmi i ftuar në “Gjoni Black me Meriton Mjekiqin”, këngëtari zbuloi se ka nxjerrë në ankand një palë atlete të tij dhe paratë do të shkojnë për bamirësi.

Capital T thanë se ato janë atletet e tij më të preferuara dhe janë dizajnuar nga reperi Kanye West për markën sportive, Adidas.

“Kam sjellë një palë atlete, që i kam veshur vetë, paratë do të shkojnë për bamirësi. Janë këpucët e mia të preferuara. Kauza është mirë,”– tha ai.

Ankandi do të mbyllet të hënën, më 7 dhjetor në orën 15:00.

Personi që do të japë çmimin më të lartë do të fitojë edhe atletet e këngëtarit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat