Alessandra Ambrosio shfaq linjat në Brazil derisa ishte bërë gati për sërf

Bota e Yjeve

Alessandra Ambrosio shfaq linjat në Brazil derisa ishte bërë gati për sërf

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Alessandra Ambrosio

Alessandra shkëlqeu e veshur me bikini dypjesëshe.

Alessandra Ambrossio u është rikthyer rrënjëve të saj, ndërsa ishte në një pushim të gjatë në vendlindjen e saj në Brazil, shkruan Daily Mail.

Të premten, supermodela 39-vjeçare tregoi anën e saj aktive ndërsa shkonte për sërf derisa ishte në plazhet e Florianopolis.

Veshur me një palë bikini blu dhe duke mbajtur dërrasën e saj të sërfit në dorën e saj të djathtë, Alessandra tregoi se ishte bërë gati për sërf, ndërsa pozonte për disa fotografi.

Modelja e “Victoria’s Secret” tregoi figurën e mahnitshme në këto fotografi, teksa gjendej buzë detit.

Ajo i buzëqeshi kamerës derisa ishte gati të futej në ujë. Alessandra kohën e pushimit e shfrytëzoi edhe për të qëndruar me familje.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat