Tuna i hoqi djalit mbiemrin e Patrisit, reagon Robert Berisha

Bota e Yjeve

Tuna i hoqi djalit mbiemrin e Patrisit, reagon Robert Berisha

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Tuna dhe Patris Berisha

Ditën e sotme Tuna dhe Patrisi kanë qenë shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës. 

Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje Tuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Pas këtij veprimi, Roberti, i cili dihet tashmë që nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me Tunën, ka postuar në Insastory një video ku shfaqen Tian dhe Renee duke luajtur. "Renee Berisha. Tian Berisha"-shkruan Roberti.

Ndërkohë "Prive" raportoi se këngëtarja është rikthyer për të jetuar së bashku me djalin në Shkup. Ndërsa Patrisi po jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit dhe jo në apartamentin e Tunës.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat