Klea Huta zbulon simptomën e çuditshme pasi u infektua me Covid-19

Bota e Yjeve

Klea Huta zbulon simptomën e çuditshme pasi u infektua me Covid-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 07:33
Klea Huta

Klea Huta ka zbuluar se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Teksa ka rrëfyer eksperiencën e saj, këngëtarja ka treguar se gjëja më e tmerrshme ishte që nuk mund të nuhaste dot asgjë. Sipas saj, në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka tepër e çuditshme i ndodhi. Në reagimin në Instastory, Klea tregon se disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale.

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dje po çmendesha po kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja m’u rikthye diçka tjetër ndodhi. Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale.

Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”, shkruan Klea. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat