Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë e përkushtuar në palestër, përkundër se është në muajin e shtatë të shtatzënisë

Bota e Yjeve

Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë e përkushtuar në palestër, përkundër se është në muajin e shtatë të shtatzënisë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Afërdita Dreshaj

Këngëtarja e njëherësh modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, tashmë është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mijëra njerëz në Instagram, nuk heziton t’i mbajë të azhurnuar për më të rejat në jetë e po ashtu edhe me postime nga përditshmëria.

Biondja përkundër se është në muajt e fundit të shtatzënisë, po vazhdon të bëjë ushtrime në palestër mjaft shumë.

Ajo ka publikuar disa imazhe e video në InstaStory, me anë të të cilave tregon se nuk ka të ndalur, përfshirë këtu edhe kujdesin e madh që ka ndaj ushqimit.

Afërdita Dreshaj shtatzënë për herë të parë, ajo dhe Jakub presin djalë

E njëjta duket në formë të mahnitshme dhe madje shumë më energjike, në bazë të asaj që ndan me fansat.

Afërdita dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, janë në pritje të një djali.

Të njëjtit prej më shumë se dy vitesh kanë ndërtuar një jetë të lumtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat