Reperi shqiptar befason me transformimin e tij! Humb 52 kilogramë brenda një viti

Bota e Yjeve

Reperi shqiptar befason me transformimin e tij! Humb 52 kilogramë brenda një viti

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:36
Action Bronson

Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson, i ka habitur të gjithë me transformimin e jashtëzakonshëm në fizik. Ai është shfaqur në kopertinën “Men’s Health Magazine” ku ka zbuluar se si ka humbur 52 kilogramë nga pesha këtë vit, duke shkuar nga 180 kilogramë në rreth 120.

"Kam lindur i shëndoshë. Isha një fëmijë i shëndoshë. Ky transformim ishte i vonuar”, ka thënë reperi dhe kuzhinieri i njohur.

Në muajin mars ai vendosi të ndiqte një regjim strikt fitnesi dhe të tregonte kujdes me dietën e tij ushqimore. Action ka thënë se kjo ka qenë koha perfekte për të rënë nga pesha, duke pasur parasysh edhe problemet me shëndetin e tij.

“Kisha shumë probleme, si diabeti, ekzema, astma dhe shumë gjëra të tilla që i kisha shkaktuar vetes”, ka treguar ai.

Ai tha se ndryshimi i madh në fakt nisi që në muajin nëntor me lindjen e djalit të tij, kut kuptoi se duhet t’i qëndrojë gjatë gjithë kohës familjes pranë. Action Bronson tani zgjohet çdo ditë në orën 4 të mëngjesit për t’u stërvitur dhe për të marrë proteinat.

Image
Action Bronson
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat