U përfol se është fejuar me Joe Alwyn, reagon për herë të parë Taylor Swift

Bota e Yjeve

U përfol se është fejuar me Joe Alwyn, reagon për herë të parë Taylor Swift

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Taylor Swift dhe Joe Alwyn

Kohët e fundit është spekuluar se Taylor Swift ka hedhur një hap drejt fejesës me partnerin e saj prej shumë vitesh, Joe Alwyn. Dyshimet lindën pas një ndryshimi të bërë në tekstin e këngës “Love Story”. Disa fansa vunë re se një pjesë e teksti ndryshoi nga “Baby just say yes” në “Baby just said yes”. Kjo ka bërë që ata të mendojnë se dyshja kanë hedhur hapin e radhës drejt fejesës.

Mirëpo, në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja ka reaguar rreth këtyre lajmeve. Duke folur ppër albumin e fundit për “Entertainment”, autorja e hitit “Blank Space”, Taylor e quajti Joe si “të dashurin” e saj.

“Ishte e çuditshme sepse nuk kisha bërë kurrë një album dhe nuk iu kisha treguar miqve të mi. Të vetmit njerëz që e dinin ishte i dashuri im, familja ime dhe më pas ekipi i menaxhimit. Pra, ky është numri më i vogël i njerëzve që iu kam thënë. Kisha shumë miq që më shkruanin: “Pse nuk na ke thënë që po bënit një album?”,tha ajo.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat