“Të dua shumë”- Visjan Ukcenaj i bën bashkëshortes dhuratën romantike me këtë rast të veçantë

Bota e Yjeve

“Të dua shumë”- Visjan Ukcenaj i bën bashkëshortes dhuratën romantike me këtë rast të veçantë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:55
Visjan Ukcenaj dhe bashkëshortja e tij

Visjan Ukcenaj dhe bashkëshortja e tij festuan dje 10-vjetorin e historisë së tyre të dashurisë.

Aktori postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto krah partneres, së cilës i kushtoi disa fjalë zemre.

“10.12.2010 (Plot 10 vjet bashkë)! Jona Xhelilaj të dua shumë”, shkroi Visjani.

Pas kësaj, Ukcenaj i dhuroi vajzës që i ka vjedhur zemrën edhe një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, në mes të të cilëve ishte formuar numri 10 me anë të trëndafilave të bardhë.

Jona Xhelilaj, e lumtur nga surpriza romantike, tregoi buqetën e bukur nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory.

Dyshja është njohur me njëri-tjetrin gjatë kohës që kanë studiuar në Akademinë e Arteve.

Ndërsa sot, Jona dhe Visjani janë prindër të një djali 2-vjeçar, të cilin e kanë quajtur Divin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat