Georgina si babagjyshe joshëse me bikini, Ronaldo nuk përmbahet as publikisht

Bota e Yjeve

Georgina si babagjyshe joshëse me bikini, Ronaldo nuk përmbahet as publikisht

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 12:18
Gerogina Rodriguez

Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, Gerogina Rodriguez, i ka çmendur të gjithë teksa ka postuar në “Instagram” disa poza ku shfaqet super seksi.

Bukuroshja argjentinase shfaqet e veshur me një palë të brendshme të kuqe, e ulur në një divan të shtëpisë ku ndodhet edhe pema e Krishtlindjes.

26-vjeçarja si gjithmonë duket në super formë dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e 22.1 milionë ndjekësve të saj në “Instagram”.

Image

Madje këtyre pozave kaq seksi nuk u ka rezistuar dot as vetë Cristiano, i cili ka vendosur që të lërë një koment.

Futbollisti i famshëm i ka lënë disa emoji zemre, duke lënë të kuptohet se i pëlqyen shumë fotot e partneres së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat