“Ishalla nuk më denoncon”, Gerta e BB i del në mbrojtje Arjonit dhe ironizon me Anën

Bota e Yjeve

“Ishalla nuk më denoncon”, Gerta e BB i del në mbrojtje Arjonit dhe ironizon me Anën

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:20
Gerta

Gerta ka ironizuar me Anën nëpërmjet disa postimeve.

Rasti i Anës dhe Arjonit, dy konkurrentëve të “Përputhen”, ka ngjallur reagime brenda dhe jashtë emisionit.

Të dy dhanë versionet e tyre dhe tani ka mbetur që publiku të vendos nëse do kthehen apo jo në emision.

Ka nga ata që besojnë Anën e cila tha se në mënyrë miqësore iku te shtëpia e Arjonit për ti ndihmuar pasi ishte i sëmurë, derisa Arjoni e thotë të kundërtën. Ai u shpreh se me Anën ishin në lidhje dashurie jashtë programit.

Disa e besojnë Anën e disa Arjonin, njëra ndër ta Gerta Shino e cila i jep plotësisht të drejtë atij duke ironizuar me Anën.

Gerta madje fotografoi bashkëshortin e saj Florentin duke fjetur dhe pranë postimit ka shkruar disa fjalë.

“Ishalla smë denoncon”, ka shkruar ajo

Image
Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat