Modelja njofton shtatzëninë e saj të tretë me një foto nudo!

Bota e Yjeve

Modelja njofton shtatzëninë e saj të tretë me një foto nudo!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Karolina Kurkova

Modelja çeke e “Victoria’s Secret”, Karolina Kurkova, po bëhet nënë për herë të tretë.

36-vjeçarja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të dhënë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël, duke ndarë në rrjete sociale një foto nudo të sajën ku tregon barkun e rrumbullakosur.

“Jemi të lumtur që të njoftojmë ardhjen e një foshnje të re në familjen tonë. Ne nuk mund të ishim më të lumtur për këtë moment të veçantë’”- shkroi Karolina në llogarinë e saj në Instagram.

Për revistën “Glamour”, modelja ka treguar se kjo shtatzëni ishte një befasi e vërtetë.

Fillimisht, Kurkova ishte trembur për faktin që do të sillte në jetë një tjetër fëmijë në kohë të vështira në të cilat jetojmë. Por, entuziasmi e kishte kapluar shpejt dhe tashmë mezi po pret të mbajë në duar foshnjën e saj.

Modelja gjithashtu rrëfeu se gjatë shtatzënive të tjera, nuk i kishte pëlqyer barkun i saj i rrumullakosur. Por, kësaj here asaj po i dukej vetja më hijshme se kurrë shtatzënë, ndaj kishte vendosur të pozonte nudo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat