Fotografia e fundit zyrtare festive e çiftit Trump si President dhe Zonjë e Parë!

Bota e Yjeve

Fotografia e fundit zyrtare festive e çiftit Trump si President dhe Zonjë e Parë!

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:25
Donald dhe Melania Trump

Joe Biden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kështu Donald Trump.

Mandati i këtij të fundit përfundon më 20 janar të vitit 2021, kur çifti duhet të lërë Shtëpinë e Bardhë.

Këto janë festat e fundit që Melania dhe Donald Trump kalojnë në këtë shtëpi, ndërsa 50-vjeçarja është kujdesur të dekorojë për herë të fundit ambientin me rastin e festave.

Në llogarinë e saj në Instagram, Melania ndau më herët foto të pemëve gjigante të zbukuruara, duke falenderuar këdo që e kishte ndihmuar.

Në llogarinë e saj në Instagram, Melania ka ndarë foton e fundit zyrtare festive si Zonja e Parë, së bashku me Trump-in President.

Ky ishte portreti zyrtar i Krishtlindjeve 2020, ku pozuan me veshje të ngjashme.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Melania është gati për divorcin nga Trump.

50-vjeçarja është duke bërë gati stafin juridik për të nisur procedurat dhe mësohet se ajo do të kërkojë që djali i tyre 14-vjeçar të marrë një pjesë të barabartë të pasurisë së Trump.

Melania dhe Trump kanë pasur prej kohësh probleme në martesën e tyre, mirëpo e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte në mënyrë që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për president.

Image
Donald dhe Melania Trump
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat