Do të martohen? Megan Fox është gati t’i thotë “PO” Machine Gun Kelly-t

Bota e Yjeve

Do të martohen? Megan Fox është gati t’i thotë “PO” Machine Gun Kelly-t

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:33
Megan Fox

Prej disa kohësh tashmë, Machine Gun Kelly dhe Meghan Fox po shijojnë një lidhje dashurie.

Pikërisht tre ditë pas daljes së tyre publike, mediat e huaja bëjnë me dije se Meghan ka firmosur divorcin nga partneri prej 10 vitesh, Brian Austin Green.

Bëhet e ditur se Megan dhe Brian e kanë firmosur divorcin në të njëjtën ditë, shkruan “thenews.com”. Pra kjo tregon se ata janë ndarë me marrëveshje.

Martesa e tyre 10-vjeçare mori fund, ndërkohë që Megan po shijon lidhjen e re. Madje ajo ka bërë edhe një tatuazh për Machine Gun Kelly, duke shkruar emrin e tij në shpatull (në gjuhën spanjolle).

Për më tepër, mediat e huaja raportojnë se 6 muaj pas divorcit, Megan është gati t’i thotë “Po” partnerit të saj dhe me shumë mundësi ata do ta kurorëzojnë shpejt dashurinë me martesë.

Megan dhe Machine Gun Kelly janë bërë të pandashëm dhe kanë takuar edhe fëmijët e njëri-tjetrit, të cilët ndihen mirë me çiftin.

Në muajin mars, këngëtari dhe aktorja u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të një filmi në Porto Riko.

Takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, nuk u ndanë më nga njëri-tjetri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat