Rihanna mahnit fansat me dukjen natyrale në imazhet e reja

Bota e Yjeve

Rihanna mahnit fansat me dukjen natyrale në imazhet e reja

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:33
Rihanna

Këngëtarja e njohur, Rihanna, është ndër personazhet që nuk e ka problem të dal pa makijazh në publik.

Aq më shumë, kur kohëve të fundit ajo po praktikon vet makijazhin, në fillimin e çdo videoje ajo shfaqet natyrale, shkruan Daily Mail.

Kështu ka bërë edhe në një paraqitje të fundit, derisa mësonte fansat e saj për rutinën e saj ditore.

Bukuroshja fillimisht në rrjetin social Instagram ka ndarë disa fotografi, me të cilat ngjalli reagime pozitive të ndjekësve.

Në të njëjtën kohë ajo vinte në pah produktet e “Fenty Beauty”, biznes ky që e ka distancuar nga prurjet e reja muzikore.

Image
Image

32-vjeçarja padyshim që me pak makijazh u bë shumë atraktive, derisa tiparet e fytyrës i komentohen në masë të madhe.

Ndërkaq, sa i përket jetës personale, në rrjet po flitet se ajo dhe reperi ASAP Rocky kanë filluar lidhje dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat