Chrissy Teigen tregon se si e humb foshnjën pas një aborti spontan

Bota e Yjeve

Chrissy Teigen tregon se si e humb foshnjën pas një aborti spontan

Nga: D.B. Më: 14 janar 2021 Në ora: 16:53
Chrissy Teigen dhe John Legend

Modelja amerikane dhe prezantuesja televizive ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur u dërgua në spital pas ndërlikimeve të shumta.

Chrissy Teigen ka thënë se ajo dhe burri John Legend janë “tronditur” dhe në “dhimbje të thellë” pasi ajo pësoi një abort spontan, shkruan The Guardian.

Modelja amerikane dhe prezantuesja televizive ishte dërguar në spital duke vuajtur nga një gjakderdhje e tepërt gjatë shtatzënisë së saj.

Teigen, 34 vjeçe, më vonë njoftoi se kishte pësuar një abort spontan, duke shkruar në një deklaratë në rrjetet sociale: “Ne jemi të tronditur dhe në llojin e dhimbjes së thellë për të cilën dëgjoni vetëm, llojin e dhimbjes që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë”.

“Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve dhe transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme”, shkroi ajo të mërkurën mbrëma.

Teigen ndau lajmin me një fotografi bardh e zi që e tregon atë duke qarë ndërsa ishte ulur në një shtrat spitali.

Teigen, e cila ka dy fëmijë të tjerë me Legend, tha se çifti e kanë quajtur fëmijën Jack.

“Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack punoi aq shumë për të qenë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë”, shkroi ajo.

“Për Jack-un tonë – më vjen keq që momentet e para të jetës suaj u takuan me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne gjithmonë do të të duam”.

Teigen falënderoi të gjithë fansat për “energjinë pozitive, mendimet dhe lutjet” e tyre dhe tha se familja e saj tani do të kalojë kohë duke u pikëlluar.

Ajo tha: “Ne jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për foshnjat tona të mrekullueshme Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këto ditë më të errëta, ne do të pikëllohemi, do të qajmë sytë tanë. Por ne do të përqafojmë dhe duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë”.

John Legend, një këngëtar fitues i shumë çmimeve, rishpërndau statusin e gruas së tij në Twitter, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Ne të duam, Jack”.

Teigen më vonë shkroi në Twitter: “Duke shkuar në shtëpi nga spitali pa asnjë fëmijë. Si mund të jetë e vërtetë kjo”.

Njoftimi ndezi një mbështetje të madhe për çiftin, me disa njerëz që i falënderuan ata që ishin kaq të hapur për ngjarjen e tyre të hidhur.

Çifti njoftoi se ishin në pritje të një fëmije të tretë në muajin gusht.

Teigen dhe Legend, kanë folur publikisht për çështjet e tyre të prindërit dhe thanë se fëmija i tyre i tretë ishte i pari i konceptuar pa IVF.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat