Viola Spiro ju tregon si të vishni xhaketën më ‘in’ të momentit

Bota e Yjeve

Viola Spiro ju tregon si të vishni xhaketën më ‘in’ të momentit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:12
Viola Spiro

Duke marrë parasysh se xhaketat janë trend që ka dalë nga sfilatat e vitit që shkoi e do na ndjekë edhe për ca kohë, ne ju tregojmë disa mënyra kombinimi përmes Viola Spiros.

Si fillim mos u kushtëzoni vetëm tek xhaketat njëngjyrëshe. Ka modele shumë të bukura edhe me kuadrate që kombinohen lehtë dhe duken këndshëm.

Prerja më trendy e momentit është ajo treçerekshe me supe pak të theksuar.

Nëse do dilni në mbrëmje për të pirë një gotë, ose jeni të ftuar në një rast disi special Viola ju sugjeron të vishni xhaketë me ngjyrë pak të ndezur (nëse ju përshtatet) me geta të zeza.

Nëse keni një ditë të gjatë pune para dhe është ftohtë, vishni një xhaketë me kuadrata me streçe dhe pulovër të bardhë.

Sigurisht që mund edhe t’i qëndroni një zgjedhjeje më të sigurt me kombinimin kostum të xhaketës me pantallona të gjera dhe ‘crop top’ të zi.

Dhe së fundmi nëse jeni guximtare, mund të vishni një xhaketë të bardhë ose bezhë me fustan të zi dhe të gjithë ‘do lënë kokën pas jush’.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat