Puthje e përqafime, mashkulli më seksi kapet mat në momente intime me të dashurën modele

Bota e Yjeve

Puthje e përqafime, mashkulli më seksi kapet mat në momente intime me të dashurën modele

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:29
Michael B. Jordan dhe Lori Harvey

Mashkulli më seksi, Michael B. Jordan po shijon lidhjen e dashurisë me modelen 24-vjeçare Lori Harvey.

Çifti është fotografuar në momente intime teksa shijonin rrezet e diellit në Saint Barthelemy.

Me një gotë martini në dorë, 33-vjeçari shihet duke u puthur dhe përqafuar me modelen.

Lori Harvey dukej mjaft seksi e veshur me bikini miroskopike që i ekspozonin format e saj bombastike trupore.

Çifti po kalonin mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dukeshin të pandashëm në oqean teksa zbaviteshin së bashku.

Michael B. Jordan dhe Harvey bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë më parë me anë të postime në rrjetet sociale. Ndërkohë prej disa muajsh përflitej se ata ishin në një romancë.

Ndërkohë rreth një vit më parë Lori Harvey festoi ditëlindjen në krah të reperit Future në një pishinë në Xhamajka, por raportohet se u ndanë në muajin gusht të vitit të kaluar.

Gjithashtu raportohet se modelja ka qenë në një romancë me Trey Songz, reperin Diddy dhe djalin e tij 27-vjeçar, Justin Combs.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat