Drake shtyn për herë të dytë lansimin e albumit, shkak operimi në gju

Bota e Yjeve

Drake shtyn për herë të dytë lansimin e albumit, shkak operimi në gju

Më: 22 janar 2021 Në ora: 07:50
Drake

Drake shtyu sërish albumin “Certified Lover Boy”, pas operacionit në gju.

Një nga albumet më të pritura kohën e fundit ka një tjetër pengesë, shkruan Daily Mail.

Superylli kanadez, Drake, ka vendosur të shtyjë për herë të dytë lansimin e “Certified Lover Boy”, kësaj here vonesa bëhet për shkak të disa arsyeve personale, që përfshin një dëmtim serioz në gju dhe operacionin pasues.

Reperi fillimisht kishte vendosur që albumin ta bëjë gjatë verës 2020 dhe më pas e shtyu për janar 2021, përpara pengesave të fundit.

“Unë isha duke planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit, energjia ime i ishte kushtuar shërimit”, shkroi Drake në një postim në Instagram, të mërkurën, 20 janar.

“Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lansohet në janar”, shtoi ai.

Reperi e përfundoi postimin duke shtuar, ‘Unë jam duke pritur ta ndaj me të gjithë më 2021”.

Në këtë pikë Drake nuk u ka dhënë fansave një datë të saktë se kur mund të presin që të lansohet Certified Love Boy.

Drake, i cili u bë artisti i parë që kaloi shifrën e 50 miliard transmetimeve në Spotify këtë muaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat