Aurela Hoxha mëson se është shtatzënë pas ndarjes, si i kapërceu problemet për t’u rikthyer me të dashurin miliarder

Bota e Yjeve

Aurela Hoxha mëson se është shtatzënë pas ndarjes, si i kapërceu problemet për t’u rikthyer me të dashurin miliarder

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:17
Aurela Hoxha

Aurela Hoxha është në pritje të fëmijës së saj të parë. Modelja e njohur, e cila prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, mësohet se është 5 muajshe shtatzënë, një lajm i publikuar nga “Kryefjala.com”.

Pak kohë më parë u përfol se ajo ishte ndarë nga i dashuri i saj miliarder nga Miloti, Albani, por duket se tashmë kanë zgjidhur çdo mosmarrëveshje dhe janë të lumtur krah njëri-tjetrit.

E vërteta është që Aurela mësoi se ishte shtatzënë pak pasi ishte ndarë nga i dashuri dhe ishte kthyer në Shqipëri në fund të vjeshtës. Për shkak të kësaj situate, Aurela ka bërë çdo përpjekje që të rikthejë të dashurin në jetën e saj.

Image

Thashethemet se modelja i kishte dhënë fund lidhjes nisën teksa ajo ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku iu bënë disa pyetje ngacmuese për të kuptuar më shumë rreth marrëdhënies së saj me Albanin.

“I kam thënë të dua dhe e kam puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet, sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën!”. Më pas, modelja tha se të gjitha përgjigjet e saj kishin lidhje me qenin e saj.

“Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve sepse ju nuk m’u drejtuat me emër, pikët i meritoj sepse nuk kam gënjyer. Ishin të gjitha për Rekun. Kush më njeh, e di që ai është dashuria ime më e madhe!”, tha Aurela.

Image

Kaq u desh dhe komentuesit zbuluan se deklarata e saj kishte nënkuptim brenda dhe që bëhet fjalë për ndarjen e saj nga i dashuri në Spanjë dhe kthimin në Shqipëri. E pas bisedimeve me partnerin miliarder, ata kanë sheshuar çdo mosmarrëveshje, ndërkohë që janë gati të krijojnë familjen e tyre të re. Kohët e fundit, Aurela është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me të dashurin që e mbajti mister, edhe pse “Panorama Plus” arriti të siguronte fotot e çiftit, ndërsa pushonin në plazhet e Jugut.

Ndërkohë, pak para ndërrimit të viteve, bashkë me lajmin e ndarjes Aurela u bë pjesë e trendit, duke pozuar me të brendshme në mes të dëborës. Në një video në rrjetet sociale, ajo tregoi se po punonte për një koleksion të ri të brendshmesh për Krishtlindje, ndërkohë që këto festa do ta gjenin “single”. Aurela u shfaq në mes të dëborës e veshur me të brendshme seksi të bardha me krahë engjëlli, teksa shëtiste me dy kuaj.

Komentuesit evidentuan faktin se modelja vuri në pah linjat e saj trupore duke mos i lënë vend imagjinatës, ndërkohë që ende s’i kishte dalë në pah barku. Sipas ndjekësve, Aurela ishte ndarë nga i dashuri miliarder nga Miloti, Albani.

Modelja, e cila vetëm pak kohë më parë tregoi planet për dasmë, siç mësohet, i kishe dhënë fund marrëdhënies me të dashurin biznesmen, me të cilin bashkëjetonte në Spanjë, për t’u rikthyer në krahët e tij në fillim të janarit.

Image

E ftuar në “Shiko kush luan”, Hoxhës iu bënë disa pyetje ngacmuese për të kuptuar më shumë rreth lidhjes së saj me Albanin. Teksa i bëheshin pyetjet, ajo përgjigjej lehtësisht. Nisur nga deklarata e saj, se qenia më e dashur ishte qeni i saj, reagoi Luana duke i thënë me habi: “Uaaa, po si, i dashuri është Reku?”.

“Jo, është qeni”, vazhdoi Aurela, duke i surprizuar të gjithë dhe duke mos thënë asnjë fjalë për “Albanin e famshëm”. Kaq u desh dhe komentuesit zbuluan se deklarata e saj kishte nënkuptim brenda dhe që bëhej fjalë për ndarjen e saj nga i dashuri në Spanjë dhe kthimin në Shqipëri.

Këtë herë ajo tregoi se i pëlqejnë dasmat tradicionale, edhe pse plani për ceremoni të tillë sipas të njohurve të saj u prish. Sa u përket preferencave ajo tregoi se nuk do të pranonte një mashkull me bark, por muskuloz dhe mes biznesmenit apo personazhit mediatik, s’do zgjidhte asnjërin. E nëse preferon seksin apo dashurinë në shtrat, ajo zgjodhi dashurinë. Nëse zakonisht e duan apo do më shumë në lidhje, ajo u përgjigj: “Mua zakonisht më duan dhe i dua!”.

Image

Sa i përket karrierës si modele, Aurela Hoxha shënoi një tjetër sukses si modele vitin që lamë pas, duke pozuar për një nga markat më të njohura në botë. Përmes postimeve të fundit, ajo bëri të ditur se ka bashkëpunuar me “Versace” për një set të ri, duke shfaqur kështu anën e saj sensuale në lëvizje provokuese që mund t’i emërtonim “50 hijet e Aurela Hoxhës”.

Në ato skena, modelja shfaqej e veshur me një “bodysuit” me ngjyrë të kuqe, që ia theksonte linjat trupore. “Momente nga prapaskenat e ‘Versace’. Mezi pres të ndaj gjithçka me ju njerëz”, shoqëroi me këtë mbishkrim postimin e saj.

Image

Ndërkohë, ç’ndodhi me jetën private të Aurelës para se të komentohet si e ndarë, pasi nuk shihej më në Tiranë dhe ishte vendosur pranë të dashurit misterioz në Spanjë? Gjatë një interviste, modelja e njohur rrëfeu se kishte zgjedhur të jetonte atje për shkak të punës, ndërsa zbuloi edhe detaje nga romanca e saj, pa diskutim ky një rrëfim në ditët më të mira.

“Nuk jam vetëm dhe nuk dua të them që kjo është arsyeja që më mban në Spanjë, sepse kudo që të jem, do të ishim bashkë. Për momentin jemi atje, sepse unë po punoj. Bëra këtë zgjedhje për shumë arsye. Doja të bëja diçka tjetër, në Shqipëri kam filluar punë shumë e vogël dhe i kam provuar pothuajse të gjitha”, tha Aurela Hoxha.

Ajo gjithashtu foli para pak muajsh edhe për planet që kishin bërë për martesë, duke thënë se dëshironte të bënte një dasmë të madhe tradicionale shqiptare. Megjithatë, shtoi se mënyrën e organizmit të dasmës do t’ia linte në dorë partnerit të saj.

“Në 2020 kemi pasur shumë plane, por nuk u realizuan. Unë vdes për një dasmë të madhe shqiptare. Jam e çuditshme, sepse në të njëjtën kohë dua një dasmë private, në plazh. Kur të vijë momenti, le ta zgjedhë partneri, ta zgjedhë ai më mirë dhe do bie dakord, sepse jam femër e bindur”, shtoi modelja pak kohë më parë.

Image

Gjithashtu, Aurela Hoxha zbuloi edhe dëshirën për t’u bërë nënë, pasi të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

“Mendoj se disa gjëra janë të shkruara, i di Zoti. Mendoj se momenti kur do bëhesh mami, është një gjë aq e veçantë, saqë sado ta planifikosh, një forcë më e madhe se ne e ka planifikuar momentin që do vijë në jetë. Është i mirëseardhur kurdo që të jetë. Nuk e shoh as të largët dhe as të afërt”, tha ajo ndër të tjera.

Por rrëfimi para Vitit të Ri në ekran duket se u vuri kryqin për momentin këtyre planeve që kishte bërë, pasi ajo anashkaloi gjithçka rreth këtij diskutimi. Ndërkohë, pas kapërcimit të krizës, planet mbetet të njëjta, ka ndryshuar vetëm rendi. Tashmë, dasma tradicionale shtyhet pasi Aurela të sjellë në jetën fëmijën e saj të parë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat