Rina Balaj merr surprizën më të bukur nga partneri për 22-vjetorin

Bota e Yjeve

Rina Balaj merr surprizën më të bukur nga partneri për 22-vjetorin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:19
Rina Balaj, Sinboy

Këngëtarja Rina Balaj feston sot 22-vjetorin e lindjes dhe për këtë ditë të veçantë ajo ishte përgatitur prej kohësh. Ajo i kishte paralajmëruar të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale për ditën e lindjes, teksa tregonte vazhdimisht surprizat e dhuratat e shumta që merrte gjatë këtyre ditëve.

Madje, reperja udhëtoi së bashku me partnerin Sin Boy drejt Turqisë, për të festuar së bashku e për të kaluar disa ditë relaksi. Ajo e ka pritur ditëlindjen e saj sapo ka hyrë mesnata dhe ka ndarë në Insatstory disa imazhe, ku tregonte ushqime të shijshme për ditëlindje.

“E gëzofsha ditëlindjen”, shkroi ajo krahas postimit.

Për këtë ditë speciale urimet për të nuk kanë munguar, ndërkohë që ajo ka marrë surprizën më të bukur nga Sin Boy. Reperja ka publikuar në Instagramnjë foto, në të cilën shihet një kuti e madhe e mbushur me trëndafila, disa macaroons dhe dhurata nga marka e njohur “Alexander McQueen”. Dhuratat luksozë ajo nuk i ka zbuluar, por duket se Rina është kënaqur pafund nga kjo surprizë speciale.

Këngëtarja ka treguar se fatkeqësisht sot planet e ditëlindjes i janë prishur për shkak të reshjeve të shiut që kanë “pushtuar” Turqinë. Fansat i kanë kërkuar Rinës foto nga ditëlindja e saj, por ajo ka treguar se nuk ka dalë për shkak të shiut. Megjithatë reperja ka premtuar se do të publikojë foto me fustanin veshur dhe tani na duhet thjesht të presim.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat