Ndërhyrjet estetike, puthja e parë dhe kur e humbi virgjërinë, Liberta Spahiu i ndau të gjitha me ndjekësit

Bota e Yjeve

Ndërhyrjet estetike, puthja e parë dhe kur e humbi virgjërinë, Liberta Spahiu i ndau të gjitha me ndjekësit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:36
Liberta Spahiu

Edhe moderatorja kosovare, Liberta Spahiu i është bashkuar trendit “E vërtetë apo e pavërtetë” në Instagram.

Ajo zbuloi disa detaje nga jeta e saj personale, përfshirë puthjen dhe marrëdhënien seksuale për herë të parë.

Një nga pyetjet ishte në lidhje me ndërhyrjet estetike, ku ndjekësja ishte kurioze të dinte nëse buzët e saj janë natyrale.

“E pavërtetë. Goja s’bohet me botoks”, shkroi moderatorja duke treguar se nuk i ka prekur buzët.

E pyetur për virgjërinë, Liberta zgjodhi të përgjigjej edhe pse kjo temë vazhdon të jetë ende tabu në shumë vende për shumë njerëz.

Ajo nuk e tregoi moshën, por hodhi poshtë alternativën se kjo ka ndodhur kur ka qenë 20 vjeç, por pranoi se puthjen e parë e ka dhënë në fillore.

Ndër të tjera ajo rrëfeu se bëhet shumë xheloze dhe se nuk është single.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat