Të paktën për këtë arsye, Kim ka bërë mirë që është ndarë nga Kanye

Bota e Yjeve

Të paktën për këtë arsye, Kim ka bërë mirë që është ndarë nga Kanye

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:14
Kim Kardashian dhe Kanye West

Lajmi i ndarjes së Kim Kardashian nga Kanye West bëri bujë, po e paska patur një të mirë. Nëse nuk e dinit, Kanye ka ndikuar gjithmonë tek stili i veshjes së Kimit. Këtë e ka treguar vetë ajo në një intervistë duke u shprehur: “Gjithmonë kam menduar se kam patur shumë stil derisa takova bashkëshortin tim dhe ai më tha se vishem shumë keq. Ai më pastroi të gjithë garderobëm duke më hequr gati 250 palë këpucë dhe më la vetëm me 2 palë të tilla”.

Kim nisi të vishej vitet e fundit me stilin që e sugjeronte Kanye dhe fansat nuk kanë qenë shumë të kënaqur. Megjithatë pas ndarjes, Kim duket se i është rikthyer stilit të saj të vjetër dhe duket më bukur se kurrë.

Garderoba e saj është rinovuar dhe Kim në disa prej fotove të fundit shfaqet shumë lozonjare, qoftë me funde të shkurtra si në kohën e adoleshencës apo me ngjyra më të hapuram, ku mbizotëron nude dhe rozë.

Pra e paska patur një të mirë dhe kjo ndarje!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat