Mesazhi i koduar në videoklipin e ri të Elvana Gjatës, që na shpëtoi të gjithëve!

Bota e Yjeve

Mesazhi i koduar në videoklipin e ri të Elvana Gjatës, që na shpëtoi të gjithëve!

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 18:48
Elvana Gjata

Ditën e djeshme, këngëtarja Elvana Gjata ishte goca e ditëlindjes, e cila festoi 34-vjetorin.

Teksa të gjithë prisnim të shihnim në rrjete sociale dhuratat që këngëtarja mori për këtë ditë speciale, ishte Elvana ajo që i bëri fansave një dhuratë të bukur!

Ajo lançoi një projekt të ri për të cilin s’na kishte lajmëruar më herët dhe “Thirr” ishte dashuri me dëgjim të parë!

Kjo baladë e ngrohtë erdhi posaçërisht për këto ditë të ftohta dhe të gjithë po i japin vetëm ‘replay’.

Mirëpo, një detaj na shpëtoi të gjithëve nga kënga e Elvanës! Në fund të videoklipit, ajo ka dhënë një mesazh të koduar ku shkruan  “Loading” dhe më pas shfaqej data “03.2021”.

Pra, duket se surpriza nuk përfundoi këtu dhe në muajin mars do të kemi sërish të reja nga Elvana!

Image
Mesazhi i koduar në videoklipin e ri të Elvana Gjatës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat