Stil i guximshëm i divës latine: Jennifer Lopez edhe këtë herë ka ngazëllyer kritikët e modës!

Bota e Yjeve

Stil i guximshëm i divës latine: Jennifer Lopez edhe këtë herë ka ngazëllyer kritikët e modës!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:47
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Kur dukesh mirë si Jennifer Lopez, pa problem mund të veshësh edhe në moshën 51-vjeçare fanellë të shkurtër dhe të tregosh muskujt e skalitur të barkut.

Në ndeshjen e garës e Ligës kombëtare amerikane të futbollit – Super Bowl, diva latine është shfaqur në kombinim të guximshëm.

Edhe pse sivjet nuk performoi, por ishte në publik, duket që të gjithë shikimin e ktheni vetëm te ajo.

Image

Xhinset e bardha të ngushta dhe fanella e shkurtër theksuan format e saj, ndërsa palltoja me dezenin pepito e ka plotësuar gjithë stilin në mënyrën e duhur, ndërsa as këtë herë nuk ka hequr dorë nga takat marramendëse të larta.

Kritikët e modës e kanë shpallur njëzëri kombinimin e saj të modës për më të mirën në këtë ngjarje. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat