Pak para Ditës së të Dashuruarve, Khloe Kardashian merr dhurata nga Tristan Thompson

Bota e Yjeve

Pak para Ditës së të Dashuruarve, Khloe Kardashian merr dhurata nga Tristan Thompson

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 23:21
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Dita e të Dashuruarve sa vjen e afrohet, ndërsa çiftet po përgatiten për dhuratat e tyre.

Ndërkohë, basketbollisti Triston ka vendosur që të surprizojë të dashurën, Khloe Kardashian, shkruan Daily Mail.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë disa imazhe të surprizës që ai i ka bërë.

Image

Në imazhet e publikuara shihet lule të shumta dhe balona, të cilat Tristan i ka bërë për bukuroshen brune.

Po ashtu, ajo çka mori vëmendje është etiketimi që ajo i ka bërë basketbollistit, në po të njëjtat fotografi.

Image

Kujtojmë se dyshja, që u bashkuan vitin e kaluar, ndajnë një vajzë që quhet True.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat