Dhurata e Shën Valentinit për Ledrin është Poem Blu, babë e bijë na sjellin kartolinën më të bukur për festën

Bota e Yjeve

Dhurata e Shën Valentinit për Ledrin është Poem Blu, babë e bijë na sjellin kartolinën më të bukur për festën

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:47
Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Disa ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha udhëtuan për herë të parë si familje drejt Kosovës bashkë me të voglën e tyre, Poem Blu. Pas lindjes prindërit e Ledrit nuk kishin mundur ta takonin mbesën e tyre, ndaj para disa ditësh përgatitën një festë të madhe mirëseardhje për të. Xheraldina Vula publikoi video nga shtëpia e tyre, e cila shihej e gjitha e zbukuruar me arusha dhe tullumbace për të mirëpritur më të voglën e familjes Vula.

Ata ndodhen ende në Kosovë dhe Shën Valentinin e kanë pritur pikërisht aty. Në ditën e të dashuruarve Sara nuk mund t’i bënte Ldedrit një dhuratë më të bukur se Poem Blu. Prandaj për të uruar këtë ditë, Sara ka publikuar foton më të ëmbël të Ledrit dhe Poemës, që na vjen si kartolina më e bukur për këtë Shën Valentin.

Babë e bijë shihen pranë njëri-tjetrit, teksa në foto duket se fytyrat e tyre janë në sinkron, pasi të dy shfaqen me gjuhën jashtë.

Image
Insta

“Dy të dashuruar për Shën Valentin pra. Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar Sara përkrah fotos së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat