Vazhdojnë ndëshkimet për Rita Orën, pas thyerjes së rregullave anti-Covid

Bota e Yjeve

Vazhdojnë ndëshkimet për Rita Orën, pas thyerjes së rregullave anti-Covid

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:27
Rita Ora

Këngëtarja sërish me kritika të ashpra nga fansat pas thyerjes së rregullave në kohë pandemia.

Këngëtarja ka performuar projektin e saj të ri “Bang” në programin “Dancing On Ice” .

Ajo mori komente të shumta negative në Twitter nga përdorues të shumtë të cilët e quajtën edhe turp për programin se si e paraqet përballë publikut pas asaj se çfarë ka bërë.

Image

Megjithatë kishte edhe fansa të saj të cilët e mbështetnin këngëtaren duke shkruar se nuk duhet ta komentojmë për atë se çka ka bërë por përformancën e saj sepse Rita ka një karrierë.

Këngëtarja, kishte zgjedhur një veshje me ngjyrë të kuqe në ditën e Shën Valentinit e cila dukej shumë bukur teksa performonte.

Rikujtojmë se, artistja me famë botërore pas thyerjes së rregullave anti-Covid kishte kërkuar falje përmes një postimi në Instagram.

Ndryshe, Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj në muajin nëntor duke mbushur 30 vite në një restaurant i cili edhe u ndëshkua pas thyerjes së rregullave. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat