Çfarë ndodhi papritur me Melisën në rrjete sociale?

Bota e Yjeve

Çfarë ndodhi papritur me Melisën në rrjete sociale?

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 00:00
Melisa

Melisa vendosi më herët që të hiqte dorë përfundimisht nga programi “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”.

“Nuk mbaj dot më”- u shpreh konkurrentja duke veçuar thashethemet e shumta si arsyen kryesore për marrjen e vendimit të saj. Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej.

Ajo u largua në një moment delikat, kur prej ditësh në media po qarkullon lajmi se ajo dhe Andi, janë prej disa kohësh në një lidhje së bashku.

Mirëpo, s’e dimë ç’ka ndodhur papritur me llogarinë e ish-konkurrentes në Instagram.

Ajo i ka bërë unfollow të gjithë personat që ndiqte, përfshirë ata të “Për’puthen” dhe ka hequr çdo foto që kishte.

Gjithashtu, Melisa ka tashmë vetëm një post i cili shkruan “Po vjen së shpejti”, pa dhënë asnjë detaj.

Të gjithë janë bërë kuriozë të mësojnë ç’po gatuan tashmë Melisa. Pas largimit të saj, ajo i premtoi ndjekësve se s’do të ndalej këtu dhe tregoi se rrugëtimi i saj sapo kishte nisur. Mbetet të presim!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat