Pak para lindjes, modelja e njohur shpeshton aktivitetin fizik

Bota e Yjeve

Pak para lindjes, modelja e njohur shpeshton aktivitetin fizik

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 09:19
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski vazhdon të qëndrojë aktive pavarësisht se është vetëm disa javë larg lindjes.

Modelja 29-vjeçare u fotografua në New York e cila kishte dal për shëtitje me qenin e saj Colombo dhe bashkëshortin.

Emily është në muajt e fundit të shtatzënisë e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo kishte zgjedhur një veshje të trash për tu mbrojtur nga të ftohtit në New York. Modelja e njohur u pa veshur me një palë xhinse, xhaketë mbathur kishte një palë atlete të markës “Puma” me ngjyrë të bardhë.

29 vjeçarja, mbante syze në sy dhe maskën mbrojtëse kundër Covid-19.

Ndërsa, bashkëshorti i saj Sebastian McClard kishte veshur një palë trenerka me ngjyrë të bardhë, xhaketë me ngjyrë të zezë derisa mbante qenin e tij në dorë.

Ndryshe, pasi u kthyen në shtëpi modelja kishte publikuar fotografi dhe video e cila kishte treguar përgatitjet që kanë bërë për lindjen e fëmijës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat