Beyonce merr edhe një herë vëmendjen e veshur në të bardha për “Ivy Park”

Bota e Yjeve

Beyonce merr edhe një herë vëmendjen e veshur në të bardha për “Ivy Park”

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Beyonce

Beyonce është personi që e reklamon më të miri koleksionin e markës së saj.

Beyonce ka ndarë fotografi të reja për të promovuar bashkëpunimin e ri “Ivy Park x Adidas”.

Artistja 39-vjeçare pozoi e veshur me kostum të bardhë dimëror dhe pantallona bore, për koleksionin e tretë të saj.

Image

Ajo kishte ndarë flokët në mes, ndërsa dukej për mrekulli në veshje sportive.

Nën pantallonat e bardhë, ajo veshi një bodysuit, ndërsa pozoi me kostum gjysmë të zhveshur në një prej fotografive.

Beyonce vendosi zingjir diamanti në qafë, kurse kishte vendosur një palë syze dielli në fytyrë.

Image

Kampanja e saj e fundit “theu” rrjetin, kur këngëtarja shfaqi fizikun e përsosur në kostum të ngushtë, duke fokusuar të pasmet.

Beyoncé themeloi linjën e veshjeve Ivy Park më 2016, me të cilën ajo menaxhon dhe operon përmes kompanisë së saj të menaxhimit, Parkwood Entertainment. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat