Dojna Mema zbulon kushtin që duhet ta plotësojë Vlashenti nëse dëshiron martesë me të

Bota e Yjeve

Dojna Mema zbulon kushtin që duhet ta plotësojë Vlashenti nëse dëshiron martesë me të

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Dojna Mema

Dojna ka bërë një intervistë virtuale me ndjekësit.

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë një ndër çiftet më të dashura në mediat rozë.

Dyshja shpeshherë publikojnë në rrjete sociale detaje nga jeta e tyre personale pas daljes së tyre publike si çift.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Së fundmi, Dojna ka realizuar një ‘intervistë’ virtuale me ndjekësit e saj në Instastory, ku ndër pyetjet që ajo zgjodhi që të ju përgjigjte publikisht, ishte ajo për martesën.

“Kur e ke në plan të martohesh?” e ka pyetur ndjekësja.

“Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti. Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”, u përgjigj moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat