U tha se është fejuar me aktorin e famshëm 33 vite më të madh, Chloe Ferry tregon si qëndron e vërteta

Bota e Yjeve

U tha se është fejuar me aktorin e famshëm 33 vite më të madh, Chloe Ferry tregon si qëndron e vërteta

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:36
Chloe Ferry dhe Wayne Lineker

Pak ditë më parë, prezantuesja Chloe Ferry dukej e lumtur krah aktorit të njohur Wayne Lineker, i cili është 33 vite më e madhe se ajo, raporton “The Sun”.

E gjitha nisi kur Lineker publikoi në Instagramin e tij me më shumë se 653,000 ndjekës, një foto krah 25-vjeçares, e cila mbante në gisht një unazë të madhe prej diamanti.

Image

Krahas postimit, 58-vjeçari shkroi: “Ajo tha PO!”, duke rritur dyshimet se dyshja është fejuar vërtet.

Megjithatë, mes dyshes nuk ka asgjë, sepse ditën e djeshme, Chloe publikoi një foto ku tregonte se është single.

Ajo tregonte në foto gishtin, ku unaza prej diamanti nuk ishte më.

Image

Një mik i Lineker tha për “The Sun” se e kishte postuar këtë foto për të parë nëse dikush do ta besonte në të vërtet se i kishte propozuar prezantueses seksi.

“Wayne është një shakaxhi i vërtetë dhe pikërisht ky është humori i tij”,- u shpreh burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat