Katy Perry shijon pushimet me Orlando Bloom dhe Daisy, josh me dukjen në bikini

Bota e Yjeve

Katy Perry shijon pushimet me Orlando Bloom dhe Daisy, josh me dukjen në bikini

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:20
Katy Perry

Katy Perry kohëve të fundit është parë duke shijuar pushimet e saj në Haëaii.

Ajo është e shoqëruar me të fejuarin e saj, Orlando Bloom, dhe padyshim vajzën e porsalindur, Daisy,

Treshja ndërkohë janë fotografuar nga paparacit, teksa Katy shihej duke e mbajtur në krah dhe duke përqafuar vajzën.

Image

Ani pse veçse ka sjellë në jetë fëmijën, artistja ka joshur fansat me tiparet trupore, ndërsa ishte e veshur me bikini.

Në anën tjetër, Orlando si përherë nuk zhgënjeu me paraqitjen, teksa vinte në pah fizikun e formësuar.

Ndërkaq, Katy u bë nënë për herë të parë vitin që lamë pas, ndërsa pozat me të bijën në rrjete sociale tashmë nuk kanë të ndalur.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat