Si përfundoi Anxhelina në Instagramin e Kim Kardashian? Këngëtarja tregon historinë

Bota e Yjeve

Si përfundoi Anxhelina në Instagramin e Kim Kardashian? Këngëtarja tregon historinë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:15
Anxhelina

Anxhelina u rikthye në muzikë pas 9 vitesh mungesë me një këngë të re, “Precious”. Dhe këtë rikthim ajo e festoi në formën më të bukur të mundshme, me një postim të veçantë nga Kim Kardashian dora vetë. Kjo e fundit ndau në Instagram këngën e Anxhelinës dhe e përgëzoi për projektin e ri.

“Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, ka shkruar Kim.

Ylli i “KUWTK” ka një miqësi të ngushtë me grimierin Ariel, i cili po ashtu është shok i Anxhelinës. Në këtë formë edhe Kim u njoh me artisten shqiptare. Ndërkohë e ftuar së fundmi në emisionin “Pardon my french”, se u habit shumë nga ky veprim i Kim dhe si e përjetoi si moment.

“Kim i kishte thënë Arielit që do shpërndante këngën, por nuk e besova se do e bënte me të vërtetë këtë gjë. Por, kur e pashë që e kishte shpërndarë shtanga. Dhe për 10 minuta nuk kam bërë asnjë veprim, thjesht rrija e shikoja postimin e saj. Kënga i ka pëlqyer jo vetëm Kim, por gjithë familjes së saj. Më kishin komplimentuar gjithnjë për veshjen, për look-un, por kur panë edhe punën si artiste, më komplimentuan edhe për muzikën që bëj. ”, tha Anxhelina ndër të tjera.

Gjithashtu ajo tregoi se çfarë e mbajti për një kohë aq të gjatë larg muzikës.

“Nuk kam dashur të bëja kompromise. Doja që të vija me projekte të cilat nxjerrin në pah vërtetë vlerat e mia si artiste. Në SHBA është e vështirë të jesh komerciale. Nëse do të bësh muzikë të mirë duhet të presësh momentin e duhur. Ndryshe nga Shqipëria ku ti shkon në studio e dëgjon një demo, këtu duhet shumë më tepër punë. E sigurisht duhet që të vija me projekte të cilat janë në një stil të veçantë”, tregoi Anxhelina.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat