“I dua rrënjët dhe gjakun tim”- Ermal Meta reagon pas komenteve raciste: Nëse do e dinit historinë e vendit tim, do ishit krenar si unë

Bota e Yjeve

“I dua rrënjët dhe gjakun tim”- Ermal Meta reagon pas komenteve raciste: Nëse do e dinit historinë e vendit tim, do ishit krenar si unë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 00:04
Ermal Meta

Ermal Meta është një këngëtar dhe kantautor mjaft i suksesshëm në Itali.

Tre vite më parë, këngëtari me origjinë shqiptare fitoi “Sanremo” dhe përfaqësoi Italinë në Eurovision.

Ndërsa këtë vit, ai arriti të sigurojë vendin e tretë në festivalin e madh të këngës në vendin fqinj me “Un milione di cose da dirti”.

Image

Ermal Meta pati mbështetje të madhe, por u përball edhe me komente raciste për shkak të origjinës shqiptare dhe disa ndjekës i kanë kërkuar të kthehej në vendin e tij.

Kantautori reagoi në një video të publikuar në Instagram, ku shprehet se ndaj tij është përdorur “gjuhë urrejtje”.

Pavarësisht komenteve, Ermal Meta u shpreh se ndihet krenar për rrënjët dhe origjinën shqiptare, ndërsa u kërkoi “ofenduesve” që të lexojnë mbi historinë e Shqipërisë pasi do ndihen po aq krenar sa ai.

Image

“Nga ana tjetër kam lexuar në rrjetet sociale disa gjëra që më kanë prekur. Ishin disa fjalë të çuditshme, gjëra të tilla si: “Kthehu në vendin tënd me varkë”, “Shko këndo në vendin tënd”, edhe shumë gjëra të tjera. Në fakt nuk më prekin aspak. Të lexosh këto komente nga të rinj, shumë të rinj se unë më bën të qesh sepse kam në këtë vend nga 26 vite, jam më Italian se ata sepse kanë mbërritur këtu më para, edhe pse nga një shtet tjetër.

Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk ma ndien fare për to. Nuk duhet anashkaluar mesazhi që disa gjëra të thuhen sikur janë normale, nuk është dhe s’duhet të jetë normale sepse jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell. Nuk është problem për mua sepse nuk kam fëmijë. Kjo është urrejtje dhe unë nuk mund ta pranoj, sepse është shumë budallallëk. Nuk dua ta lë që të kaloj si mesazh që është diçka normale, sepse nuk është e tillë.

Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më mbështesin, ndërsa tjetrëve dua tu them: “Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit tim, do ndiheshit krenar edhe ju, po ashtu njësoj si unë. Sepse unë jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, po ashtu edhe ju do ndiheshit krenar që i keni fqinj, nëse do dinit sado pak nga historia e vendit tim.

Ju ftoj ta mësoni historinë e tyre sepse është e mrekullueshme,”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat