A ka skenar në Për’puthen? Bora Zemani ju jep përgjigje dyshimeve

Bota e Yjeve

A ka skenar në Për’puthen? Bora Zemani ju jep përgjigje dyshimeve

Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:14
Bora Zemani

Bora Zemani, një emër tepër i lakuar në mediat rozë kohët e fundit, kjo për shkak se ndodhet në moderimin e një programi që po sjell shumë polemika në rrjet.

Në emisionin “Dilema Sociale” Bora Zemani rrëfeu më tepër rreth jetës së saj dhe profesionit.

Në një intervistë speciale me Eno Popin, e pyetur më shumë rreth Për’puthen për të zbuluar se çfarë ndodh brenda këtij formati që po pushton mijëra shikues, Bora zbulon edhe disa anë negative që kanë ndikuar tek ajo emocionalisht.

Normalisht, që ky format sipas saj është një hap më lart në karrierë, por ka pasur edhe momente tepër të vështira apo edhe kur padashur mund të jetë keqinterpretuar nga publiku.

E pyetur nga Eno Popi, nëse Për’puthen është një program i improvizuar, Bora stepet për një moment dhe thotë se ajo vetë ka një skaletë referuese.

Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta.

Pra sipas Borës edhe skaleta që është për drejtimin e programit, ajo nuk mund ta zbatojë deri në fund për shkak të situatave të papritura që agravojnë.

Image
Bora Zemani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat