Eri e akuzoi se kishte lidhje jashtë “Për’puthen”, Ana i përgjigjet publikisht

Bota e Yjeve

Eri e akuzoi se kishte lidhje jashtë “Për’puthen”, Ana i përgjigjet publikisht

Më: 21 mars 2021 Në ora: 07:10
Ana, Eri

Eri Aga ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Express Rozë”, në të cilin tregoi shumë detaje nga prapaskenat e “Për’puthen”. Ish-konkurrenti tha se përjashtimi i tij ishte i planifikuar, sepse kishte pasur shpesh përplasje me autoren e programit, Olsa Muhametin.

“Kjo skena e fundit është organizuar posaçërisht për të më hequr mua. Kam marr vesh nga burime të sigurta që kanë thënë gjej një mënyrë për të hequr Erin nga Top Channel, sepse unë jam zënë shumë herë aty brenda, sepse kuptoja filmat e Olsës që ju thërriste gocave dhe çunave që i zgjidhte për takim.

"Ajo ka disa që i sjell rrotull dhe ju thotë ‘A do të bëhesh personazh? Atëherë do më bindesh mua’. Ajo mua nuk më ka ndihmuar kurrë, siç ndihmonte të tjerët. Kur fliste ndonjë vajzë për mua i thoshte mos fol për këtë, po do flasësh për këtë, që të bëhej personazh ai tjetri, jo Eri”, u shpreh ish-konkurrenti.

Ndër të tjera ai tha se të gjitha vajzat, duke përjashtuar Sarën, kanë lidhje jashtë emisionit. Eri u shpreh me bindje se Ledjana ka një të dashur jashtë shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar. Gjithashtu ai tregoi se edhe Ana Kauri është e lidhur me një djalë prej 3 vitesh dhe madje e konsideroi atë si vajzën më fallco.

Por çfarë ka Ana për të thënë në lidhje me këto zëra?

Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur së fundmi gjatë një bisede virtuale nëse janë të vërteta akuzat e ngritura nga Eri për një lidhje jashtë programit. Ana e ka mohuar këtë gjë dhe është shprehur se Eri e ka bërë të gjithë për vëmendje.

“Njerëzit për të marr vëmendje çfarë nuk thonë për të tjerët… Janë të lirë të bëjnë lajme për aq kohë sa fitojnë ndjekës”, është përgjigjur Ana.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat